Mourinho tërbohet: Lojtarë pa tope, u dhjetë në brekë! Ikni luani në Serie C

by admin
Spread the love

Jose Mourinho nuk është përmbajtur në dhomat e zhveshjes pas humbjes kundër Interit në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Portugezi ka qenë mjaft i ashpër me futbollistët e tij, sigurisht për t’i prekur ata në sedër. Gjithsesi varet se si ata e kanë marrë.

Corriere dello Sport ka zbardhur fjalimin e trajnerit të Romës në dhomat e zhveshjes: “Dua të di pse në 10 minutat e para me Interin u dhjetë në brekë?! Dhe pastaj dua të di pse kundër Milanit bëtë të njëjtën gjë në 10 minuta.

Të gjithë, askush nuk përjashtohet. Dua të di pse për dy vite jeni treguar të vegjël ndaj të mëdhenjve. Nëse jemi të vegjël, arbitrat na trajtojnë si të vegjël. Ata e trajtojnë Romën si fëmijë. Interi është një super skuadër, ju i kishit përballë dhe në vend që të gjenit motivimin e duhur, dhjetë në brekë.

E meta më e madhe e një mashkulli është mungesa e topeve, mungesa e personalitetit. Keni frikë nga lojëra të tilla? Atëherë shkoni e luani në Serie C, ku nuk do të gjeni kurrë skuadra me kampionë, stadiume të shkëlqyera, presionin e futbollit të madh. Ju jeni njerëz pa tope. Gjëja më e keqe për një mashkull”. / oversport.tv

You may also like