Mourinho: Për mua çdo ndeshje është njësoj, ndoshta Dybala do të ketë emocione

by admin
Spread the love

“Për mua çdo ndeshje është njësoj. Vigjilja, rutina, nuk ndryshon absolutisht asgjë. Kur luan kundër një skuadre të fortë motivohesh më shumë. Kam shkuar shumë herë në Torino dhe tashmë një ndeshje e radhës. Nuk ka lidhje me të shkuarën. Është një ndeshje e izoluar”, ka thënë trajneri i Romës, José Mourinho në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Juventusit.

Kjo sfidë, që do të transmetohet ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo do të jetë një ndeshje e veçantë për Dybala: “Varet nga karakteri i lojtarit. Nuk e di se si do të reagojë Paulo. Ka fytyrën e një fëmije, por nuk është i tillë. Flasim se si do të luamë, se çfarë presim nga ai, por kontrollin e emocioneve e ka në dorë vetëm ai.

Kur e shoh nga jashtë, duke u bazuar në punën e këtyre ditëve, nuk kam parë asgjë ndryshe. Pres një ndeshje normale, ndoshta me pak më shumë emocione në fillim dhe në fund. Nesër do të luajë e njëjta skuadër që luajti javën e kaluar me përjashtim të Matic, që do të luajë si titullar në vend të Zaniolos”, ka thënë tekniku portugez i Romës. / Oversport.tv

You may also like