Mourinho me dhimbje koke para Interit, një mesfushor nuk udhëton me ekipin

by admin
Spread the love

Është momenti kyç i sezonit të Serie A dhe ndër të tjera Roma duhet të përfitojë sa më shumë përgjatë këtij muaji në sfidat midis kampionatit dhe Conference League. Sot në pasdite verdhekuqtë u nisën për Milano, por Jose Mourinho u detyrua të linte pas një lojtar shumë të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për Bryan Cristante. Mesfushori është i lënduar dhe nuk ia ka dalë dot të rikuperohet në kohë për sfidën e Milanos. Kështu, ai do të jetë një mungesë shumë e rëndësishme për Romën.

Një mungesë tjetër kjo për Mourinhon që në përballjen me Interin nuk do të ketë as Nicolo Zaniolo. Ky i fundit është i skualifikuar për shkak të numrit të kartonëve të plotësuar. Lajmi i mirë sakaq është fakti se me ekipin fluturoi edhe Leonardo Spinazzola. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook

You may also like