Mourinho: I kërkoj ndjesë Renato Sanchezit, nëse largohem, nuk do të jetë faji im

by admin
Spread the love

Roma u mund me rezultatin 2-0 nga Bologna, në takimin e javës së 16-të të Serie A.

Duke folur pas kësaj disfate, trajneri i “verdhekuqve”, Jose Mourinho e vendosi theksin te mungesa e Dybala-s dhe Lukaku-t, ndërsa shtoi se pa ta e dinte se do e kishin të vështirë sfidën me Bologna-n.

“Pa Dybala dhe Lukaku e dija se do të ishte e vështirë. Djemtë sigurisht që donin të bënin më mirë, por ne kishim probleme në nivelin taktik dhe vështirësi të mëdha në nivelin fizik. Mancini është në vështirësi të mëdha dhe po luan me dhimbje në ije sepse skuadrës i duhet, ai është shembull”-tha Mourinho.

Tekniku portugez komentoi edhe zëvendësimin pas vetëm 17 minutash në fushë, të mesfushorit Renato Sanchez.

“I kërkoj ndjesë Renato Sanchezit për zëvendësimin e shpejtë. Është diçka e rëndë për futbollistët, por edhe më e rëndë për trajnerët. E kam bërë vetëm 3-4 herë në karrierë”, tha portugezi.

Mourinho mbylli konferencën duke theksuar se dëshiron të qëndrojë te Roma dhe nëse do të largohet, nuk do të jetë për fajin e tij./Shqip


Top Channel

You may also like