Mourinho i jep skuadrës një ditë pushim, reagojnë tifozët: Nuk e meritojnë

by admin
Spread the love

Pas barazimit zhgënjyes përballë Sassuolos në fundjavë, Roma ka nisur të mendojë për ndeshjen e ardhshme në Serie A, që do të luajë kundër Veronës.

Verdhekuqtë do të nisin nesër përgatitjet për sfidën e së dielës, pasi trajneri Mourinho ka vendosur që tu japë një ditë pushim lojtarëve.

Kjo zgjedhje e teknikut portugez nuk i ka pëlqyer pjesës më të madhe të tifozëve romanë, që kanë mbetur të zhgënjyer nga paraqitja negative e radhës e skuadrës së zemrës.

“Kanë nevojë edhe për pushim? Nuk pushuan dje në stadiumin Mapei?”, thonë tifozët në një njoftim, të zhgënjyer nga rezultatet dhe mungesa e personalitetit të lojtarëve në fushën e blertë. / Oversport.tv

You may also like