Moukoko i “shkel” syrin gjigandëve të Premier League, kërkon të jetë zëvendësuesi i Brojës – Shqip

by admin
Spread the love

Youssoufa Moukoka ëhstë një nga sulmuesit më të kërkuar nga disa skuadra europiane, por lojtari i Borussia Dortmund i ka “shkelur” syrin gjigandëve të Premier League.

18-vjeçarit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni dhe kjo do të thotë që lojtari është i lirë të gjejë skuadrën e re që në merkaton e janarit për një parakontratë që do të hynte në fuqi vetëm më 1 korrik.

Gazetari i CBS, Ben Jacobs pretendon se ai ka një linjë të brendshme për atë që Moukoko po mendon ndërsa afati afrohet.

“Ajo që dimë është se Moukoko i pëlqen projekti dhe fusha e Chelseat. Pra, blutë e konsiderojnë veten në krye për momentin, por ka shumë kthesa që mund të ndodhin për shkak të situatës kontraktuale. Dortmundi do të vazhdojë të flasë me lojtarin pas periudhës festive për të parë nëse ai do të nënshkruajë apo jo. Chelsea duhet të presë dhe ta kuptojë këtë”, ka vazhduar Jacobs.

You may also like