Motra e DJ PM flet hapur për marrëdhënien e tij Sarën – Shqip

by admin
Spread the love

9:39 | 15 Nentor 2021

DJ PM dhe Sarah tashmë janë një ndër çiftet e dashura të shtëpisë së famshme.

Dyshja tash e disa ditë janë parë shumë të afër me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së “Big Brother”, shkruan lajmi.net.

Mes dyshes po rritet çdo ditë e më shumë mundësia se mund të ketë diçka më shumë se shoqërore ndonëse të dy janë shprehur se është ende herët.

Në një lidhje direkte për ‘Fan Club’ foli edhe motra e Pajtimit (DJ PM), për marrëdhënien e këtyre të fundit, që sa vjen dhe po bëhet më interesante.

“Sara më pëlqen shumë dhe nëse ata do donin që të kishin diçka pse jo. Më besoni ose jo Pajtimi po shpreh shumë sinqeritet është njësoj si në jetën reale. Nuk ka thënë që të bëjë një lojë me Sarën ose ta shfrytëzojë por në kuptimin për lojën momentale por jo të bëjë një lojë emocionesh që të shfrytëzojë Sarën për lojën brenda shtëpisë”, u shpreh Motra e Pajtimit.

A është Sarah në tipi e PM?, u pyet ajo.

“Të dy janë të rinj, janë në botën e njëjte pak a shumë, ndoshta mund të funksionojë një lidhje shumë e mirë”, tha ajo.

Moderatorja vazhdoi me pyetjen duke i thënë se |Çfarë duhet të bëjë Sara që të bëjë PM për vete?”

“Asgjë të jetë thjeshtë, ajo që është dhe të mos imponohet jashtë asaj që është. Çfarëdo që i bën ata të ndihen mirë dhe të lumtur ne do përkrahim Pajtimin”, foli motra e DJ PM./Shqip/

You may also like