Motra e Dagzit surprizon Einxhel Shkirën LIVE në emision

by admin
Spread the love

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz krijuan lidhje dashurie brenda shtëpisë së Big Brother VIP, e që çifti po vazhdon edhe jashtë ta shijojë romancën.

Moderatorja Shkira ishte e ftuar në “Wake Up” në Top Channel, ku luajti edhe rolin e prezantueses, ndërsa foli edhe për eksperiencën e saj në Big Brother VIP.

Gjatë emisionit ajo u surprizua nga motra e Dj Dagz, Aurora.

Kjo e fundit foli fjalët më të mira për Einxhel, derisa tha se edhe atëherë kur të gjithë dyshonin tek ajo, Aurora e kishte kuptuar se edhe Einxhel kishte pëlqim ndaj Dagzit.

Kujtojmë se Einxhel Shkira doli e treta në natën finale të Big Brother VIP, derisa arriti të fitonte 10 mijë euro si finaliste.

 


You may also like