Moti i lig – dy viktima në Pejë! – Shqip

by admin
Spread the love

VIKTIMAT NËNA DHE I BIRI 5-VJEÇAR

Pamje apokaliptike mbrëmë kanë mbërritur nga Peja, ku shirat e rrëmbyeshëm kishin shkaktuar përmbytje të mëdha.

Fatkeqësisht moti I lig mori dy viktima. Një nënë bashkë me fëmijën e saj 5 vjeç, kanë vdekur të shtunën në Pejë, si pasojë e vërshimeve, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, nëna fillimisht është zhdukur, por është gjetur pas kërkimeve të ekipeve policore në lagjen “Asllan qeshme”.

Janë publikuar edhe fotografitë e viktimave. Fotografitë e të ndjerëve e ka publikuar kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, teksa ka shprehur ngushëllime për familjen.

“Peja mbrëmë u godit nga vërshimet dhe tragjikisht mori dy viktima, Mirsada dhe djali i saj 5-vjeçar Dioni. Familjes Ademaj i shpreh ngushëllimet më të thella e viktimat u prefshin në paqe!” -shkruan Pacolli nw Facebook.

Përveç tyre, në lagjen “Fidanishte”, po ashtu në Pejë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spital.

Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave.

You may also like