Mospjesëmarrja e Kosovës në takim e gëzon Serbinë, Kurti e refuzoi ftesën pa arsye – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se mospjesëmarrja e Kosovës në takimin përgatitor të Procesit të Berlinit në Tiranë, e ‘gëzon shumë Serbinë’.

Pacolli, potencoi se kjo iniciativë ka në fokus integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE dhe se aty janë sipas tij, janë bërë shumë lehtësime për Kosovën duke pasë parasysh se Serbia gjithmonë ka qenë refuzuese ndaj pjesëmarrjes së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Mos pjesëmarrja e Kosovës në takimin përgatitor të Samitit të Berlinit, pa marr parasysh faji i kujt është, që tani Kryesohet nga Shqipëria është lajmi më i keq që mundet me i ndodh Kosovës. Kjo iniciativë ka në fokus integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE dhe se aty janë bërë shumë lehtësime për Kosovën duke pas parasysh se Serbia gjithmonë ka qene refuzuese ndaj pjesmarrjes se Kosoves”, shkroi Pacolli

“Mos pjesëmarrja e Kosovës e gëzon shume Serbinë. Keqardhja ime është mungesa totale e përgjegjësisë së Qeverise dhe kryeministrit që përkundër se ishte i ftuar, refuzoi pa asnjë arsye”.

You may also like