MOSKË – Rusia zhvendos avionë luftarakë në Bjellorusi përpara manovrave ushtarake

by admin
Spread the love

MOSKË, 5 shkurt /ATSH-DPA/- Rusia ka zhvendosur një numër të panjohur avionësh luftarakë Sukhoi Su-25SM në Bjellorusi, disa ditë përpara një manovre të planifikuar ushtarake në vendin që kufizohet me Ukrainën.

“Avionët u dërguan 7,000 kilometra nga rajoni Primorye në Detin e Japonisë në aeroportet ushtarake në rajonin Brest në Bjellorusinë perëndimore”, raportoi sot Ministria e Mbrojtjes në Moskë, pa treguar një shifër të saktë.

Moska po planifikon një manovër ushtarake në Bjellorusi, aleatin e saj të ngushtë, nga 10 deri më 20 shkurt.

Aleatët perëndimorë kanë shprehur shqetësimin se Rusia mund të planifikojë një inkursion në territorin ukrainas. Kremlini e ka mohuar këtë pretendim dhe në këmbim akuzon NATO-n për nxitje të tensioneve në rajon.

Burimet e shërbimeve sekrete perëndimore dyshojnë se Rusia mund të hynte përmes rajonit të Donbasit të Ukrainës, i cili kontrollohet nga separatistët pro-rusë. Një tjetër mundësi është që Rusia të nis pushtimin nga Bjellorusia, e cila është afër kryeqytetit ukrainas Kiev.

Vendet e NATO-s kanë dislokuar më shumë anije, avionë dhe trupa në vendet baltike dhe Evropën Lindore javët e fundit. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like