MOSKË – Rusia shpreh zemërimin pas deklaratave të Biden për Putinin

by admin
Spread the love

MOSKË, 27 mars /ATSH-DPA/- Deklarata e presidentit amerikan Joe Biden se udhëheqësi rus Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet” ka shkaktuar një zemërim në Moskë.

Senatori i shquar rus Konstantin Kosachev, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Lartë të parlamentit tha se Biden ka bërë deklarata duke përdorur “rregullin e frikshëm” që janë më të këqija se krimet.

“Koha kur fjala e një presidenti amerikan kishte peshë, ka marrë fund”, tha ai.

“Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”, tha presidenti amerikan Biden për Putinin në fund të një fjalimi të shtunën në mbrëmje, në Varshavë.

Deklarata e tij u interpretua si një ndryshim dramatik në politikën e jashtme të SHBA-së, ku Biden duket se sugjeronte se ndryshimi i regjimit ishte i nevojshëm në Rusi.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u kundërpërgjigj menjëherë duke thënë se “nuk i takon Bidenit të vendosë dhe se presidenti i Rusisë zgjidhet nga rusët”.

Teksa fjalët e Biden u bënë rikoshet në mbarë botën, Shtëpia e Bardhë u përpoq të sqaronte se deklaratat e presidentit amerikan nuk ishin një thirrje e drejtpërdrejtë për rrëzimin e Putinit.

“Presidenti Biden kishte si qëllim të thoshte se Putinit nuk mund t’i lejohet të ushtrojë pushtet mbi fqinjët e tij apo rajonin. Ai nuk po diskutonte fuqinë e Putinit në Rusi, apo ndryshimin e regjimit”, tha zyrtari.

Në të njëjtin fjalim Biden e quajti Putinin një “kasap”, një “kriminel lufte” dhe një “diktator vrasës”.

Lideri parlamentar rus Vyacheslav Volodin akuzoi presidentin amerikan për “deklarata jodiplomatike” dhe “histeri”.  //a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like