MOSKË – Rusia kërcënon se do të ndalojë furnizimin me gaz përmes tubacionit “Nord Stream “

by admin
Spread the love



MOSKË, 7 mars /ATSH-DPA/- Rusia ka kërcënuar hapur se do të ndalojë furnizimin me gaz në Evropë përmes gazsjellësit “Nord Stream 1”, për herë të parë që nga pushtimi i Ukrainës, deklaroi sot në televizionin shtetëror zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak.

“Ne kemi të drejtën e plotë … për të vendosur një embargo tranziti të gazit përmes gazsjellësit “Nord Stream 1”, i cili sot po funksionon 100 për qind”, tha Novak, duke shtuar se një veprim i tillë do të pasqyronte vendimin e Gjermanisë për të ndalur miratimin e projektit “Nord Stream 2”.

Novak siguroi se Rusia nuk po e hedh ende këtë hap, ndërsa shtoi se vendi ndihet i nxitur në këtë drejtim për shkak të politikanëve evropianë dhe akuzave të tyre.

“Nord Stream 1” furnizon rreth 60 miliardë metra kub gaz në vit, pompohet nga Rusia në Gjermani dhe më pas rishpërndahet në disa vende evropiane.

Gjermania pezulloi procesin e miratimit për gazsjellësin kryesor “Nord Stream 2” pasi Rusia njohu pavarësinë e provincave separatiste të Ukrainës lindore. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakGjekmarkaj jep dorëheqjen nga funksionet politike brenda PD-së


You may also like