MOSKE – Putin: Rusia do të punojë me cilindo president të zgjedhur të SHBA-së

by admin
Spread the love

MOSKE, 13 mars /ATSH-AA/ – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se vendi i tij nuk ndërhyn në zgjedhje dhe se do të punojë me cilindo president të zgjedhur nga votuesit amerikanë.

“Ne nuk ndërhyjmë në asnjë lloj zgjedhje dhe siç e kam thënë shumë herë, ne do të punojmë me cilindo lider të besuar nga populli amerikan”, tha Putin gjatë një interviste për kanalin televiziv shtetëror “Rossiya-1”.

Putin tha se ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e kritikoi atë gjatë vitit të fundit të mandatit të tij për “simpatizim” me presidentin aktual, Joe Biden.

“Më pyeti mua në një nga bisedat ‘A dëshiron që Joe i fjetur të fitojë?’. Dhe më pas, për habi, ata filluan ta persekutojnë atë (Trump-in), sepse supozohej se ne e mbështetëm atë si kandidat. Epo, është një lloj marrëzie e plotë”, tha Putin.

Ai theksoi se fushata zgjedhore në SHBA “po bëhet gjithnjë e më e pa civilizuar”, duke shtuar se është e qartë se “sistemi politik amerikan nuk mund të pretendojë se është demokratik në çdo kuptim të fjalës”.

Muajin e kaluar, Putin tha se si president të SHBA-së do të preferonte Biden-in ndaj Trump-it, duke e përshkruar atë si më me përvojë dhe të parashikueshëm.

Biden dhe paraardhësi Trump kanë kaluar të dy pragjet e delegatëve për të arritur nominimet e partive të tyre dhe për të shkuar sërish në një garë presidenciale të caktuar për në muajin nëntor.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like