MOSKË – Progres në bisedimet Rusi-Ukrainë, por tensionet mbeten ende të larta

by admin
Spread the love

MOSKË, 15 mars /ATSH-DPA/- Përpjekjet në diplomaci kanë dhënë shumë pak shpresa për luftën në Ukrainë, ku janë hedhur hapa të tjerë në bisedimet e paqes, por tensionet mbeten ende të larta duke mos i dhënë fund luftimeve, ndërsa Kievi përgatitet për një shtetrrethim emergjent.

“Në mes të luftimeve, qeveria ukrainase tha se ka filluar të shohë një progres në negociatat e saj me Moskën për t’i dhënë fund pushtimit rus”, tha këshilltari i presidentit ukrainas, Ihor Zhovkva, sipas agjencisë ukrainase të lajmeve UNIAN.

Bisedimet kanë qënë “më konstruktive”, pas dy ditësh diskutimesh përmes lidhjes me video. Bisedimet e paqes janë caktuar për të vazhduar të mërkurën.

“Në raundet e para, Rusia nuk ishte e përgatitur të dëgjonte qëndrimin tonë, por vendosi vetëm ultimatume: që Ukraina duhet të dorëzohet, të lëshojë armët, që presidenti ynë të nënshkruajë një akt dorëzimi”, tha Zhovkva.

“Tani Rusia ka ndryshuar pak tonin e saj”, shtoi ai.

Ukraina kërkon t’i japë fund luftës dhe tërheqjen e forcave ruse. Moska ka kërkuar që Ukraina të njohë gadishullin e aneksuar të Krimesë si pjesë të Rusisë dhe zonat separatiste në Ukrainën lindore si shtete të pavarura.

Por Rusia ka vazhduar te sulmojë, si ushtarakisht ashtu edhe diplomatikisht, duke vendosur sanksione ndaj një mori zyrtarësh amerikanë dhe kanadezë, duke përfshirë presidentin amerikan Joe Biden dhe kryeministrin kanadez Justin Trudea. //a.i/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like