MOSKË – Ministria e Mbrojtjes: Gjatë sulmit në Schytomyr u vranë 100 trupa ukrainase

by admin
Spread the love

MOSKË, 20 mars /ATSH-DPA/- Një grup prej 100 ushtarësh ukrainas dhe luftëtarë të huaj janë vrarë pas një sulmi rus në një qendër stërvitore pranë qytetit qendror të Ukrainës, Schytomyr, sipas raporteve të pakonfirmuara ruse.

“Lajmi vjen pasi ushtria ruse raportoi ditën e dytë të përdorimit të raketave hipersonike Kinshal gjatë pushtimit të saj ndaj fqinjit perëndimor, gjatë një sulmi ndaj një objekti ushtarak në rajonin e Mykolaiv”, sipas zëdhënësit të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

Moska tha se objekti ishte i rëndësishem për sigurimin e karburantit për tanket ukrainase.

Nuk është ende e qartë se çfarë pajisjesh ushtarake mund të jenë përdor gjatë sulmit në Schytomyr.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like