MOSKE – Lukashenko mbërrin në Rusi për bisedime me aleatin e ngushtë Putin

by admin
Spread the love

MOSKE, 14 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet me liderin bjellorus, Alexander Lukashenko, pasi tashmë ka zhvilluar bisedime me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un këtë javë.

Lukashenko mbërriti sot në qytetin rus të Soçit, njoftuan mediat shtetërore bjelloruse. Bisedimet janë planifikuar të zhvillohen në rezidencën e Putinit në vendpushimin e Detit të Zi.

“Bjellorusia është aleati ynë më i afërt, krerët e shteteve takohen rregullisht,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Vetëm këtë vit, do të jetë takimi i shtatë mes Putinit dhe Lukashenkos.

Bjellorusia mbështeti luftën e Moskës në Ukrainë, madje duke lejuar që territori i saj të përdoret për të nisur sulme.

Sipas burimeve të qeverisë bjelloruse, “axhenda ndërkombëtare dhe çështjet rajonale” do të jenë temat kryesore të takimit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like