MOSKË – Lavrov: Të gatshëm për një takim Putin-Biden në G20

by admin
Spread the love

MOSKË, 11 tetor /ATSH-ANSA/ – Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Rusia është e gatshme të shqyrtojë një takim të mundshëm midis Putinit dhe Bidenit në takimin e G20-ës, në nëntor, në Indonezi, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, TASS.

“Ne kemi thënë shumë herë se nuk i refuzojmë organizimet e takimeve. Nëse na bëhet një propozim, ne do ta shqyrtojmë atë”, tha Lavrov lidhur me perspektivat e një takimi të tillë në samitin e G20-ës.

“Ndërsa të gjithë mendojnë se ka pasur një shenjë të gatishmërisë së Biden për një takim të tillë, nuk ka asgjë tjetër përveç komentit të tij ‘të shohim”, tha Lavrov.

“Kjo ndoshta është mirë për spekulimet analitike gazetareske, por jo për politikën reale”, shtoi ai./ /a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like