MOSKË – Ambasada britanike hedh poshtë njoftimet ruse për vdekjen e mbretit Charles III

by admin
Spread the love

LONDËR, 19 mars /ATSH-DPA/ – Ambasadat britanike në Moskë dhe Kiev hodhën poshtë njoftimet e medias ruse, që pretendonte vdekjen e mbreti Charles III.

“Raportet për vdekjen e mbretit Charles janë të rreme!”, thuhej në një postim në X të Britanisë së Madhe.

Informacioni ishte i disponueshëm edhe në rusisht.

Në faqen e Mbretërisë së Bashkuar në Ukrainë, zyrtarët e ambasadës shkruan se “dëshirojmë t’ju informojmë se lajmi për vdekjen e mbretit Charles III është i rremë”.

Lajmet e rreme fillimisht u përhapën të hënën pasdite në pjesën rusishtfolëse të internetit, të nxitura nga kanalet Telegram, të specializuara në raportime të bujshme.

Si dëshmi, u shfaq një faksimile e një komunikimi të supozuar nga Buckingham Palace.

Edicionet online të tabloideve ruse gjithashtu e morën lajmin përpara se të ekspozohej si i rremë.

Familja mbretërore britanike aktualisht përballet me një mori thashethemesh dhe teorish konspirative.

Charles po trajtohet për kancer, por vazhdon të drejtojë punët e shtetit dhe tashmë është fotografuar duke e bërë këtë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like