Mosdekretimi i Isufajt nga Osmani mund të interpretohet si ndërhyrje në punën e KPK-së

by admin
Spread the love

Juristi Labinot Leposhtica vlerëson se pati mangësi në poentimin e kandidatëve për kryeprokuror dhe se ankesat për këtë s’u morën parasysh nga anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

“Pas shqyrtimit të ankesave të katër kandidatëve për kryeprokuror të shtetit, që në disa çështje ankesat kanë qenë të bazuara dhe këto çështje kanë qenë kryesisht – çështja e poentimit të kandidatëve. Për të katër kandidatët komisioni për shqyrtim të ankesave në raportin e tyre para Këshillit Prokurorial ka konstatuar që ka pasur mangësi në poentimin e kandidatëve”.

“Mirëpo, për çudinë tonë, Këshilli Prokurorial, anëtarët e këshillit kanë refuzuar të miratojnë raportin e këtij komisioni”, tha Leposhtica.

Por, a ka mundësi që presidentja Vjosa Osmani të mos e dekretojë vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për të votuar Blerim Isufajn për kryeprokuror?

Leposhtica, në “Info Magazine”, tha se ka mundësi që presidentja Osmani të mos e dekretojë Isufajn, por nëse kjo nuk arsyetohet bindshëm, atëherë mund edhe të interpretohet si ndërhyrje në punën e KPK-së, njofton Klankosova.tv.

“Nëse e shikojmë rregullimin kushtetues dhe ligjor, mundësia është. Mirëpo, shkeljet dhe gabimet e procesit, saktësisht, integriteti i procesit duhet të jetë i cenuar. Qartazi dhe në masë shumë të madhe në atë mënyrë që presidentja të ketë mundësinë që këtë proces me e rikthy ose mos me e dekretu sepse konsideroj që rrezikojmë më hy në një bllokim të sistemit nëse presidentja nuk e dekreton dhe në të njëjtën kohë nuk i arsyeton bindshëm arsyet mbi të cilat nuk po e dekreton të nominuarin nga KPK-ja atëherë kjo mund të interpretohej edhe si ndërhyrje në punën e KPK-së” tha ai.

You may also like