“Mos u kthe Trix”, çfarë shkruhej në postimin që Trixa i bëri “like” në Instagram – Shqip

by admin
Spread the love

23:37 | 23 Shkurt 2022

Beatrix Ramosaj dje ka konfirmuar ndarjen nga aktori dhe ish-banori i BBV, Donald Veshaj.

Këtë aj0 e ka konfirmuar përmes një postimi ku ka shkruar “Jo histori false”, gjithashtu ka hequr nga lista e ndjekësve në Instagram, Donaldin, shkruan lajmi.net.

Së fundi, një faqe në Instagram, i ka dedikuar asaj një shkrim të gjatë, i cili fillon me fjalinë “Mos u kthe Trix”, frazë e ngjajshme me titullin e këngës së fundit të Semi Jaupajt.

Detaji që ka rënë në sy është se Trixa e ka pëlqyer këtë postim me profilin e saj personal, duke dhënë shenjë se e mbështet deklaratën e ndjekësit.

Pak, minuta më vonë, Trixa është bërë pishman dhe e ka hequr pëlqimin nga postimi, por reagimi i saj i parë tashmë ruajtur.

POSTIMI I PLOTË:

Mos u kthe Trix!

Kam lexuar diku që duhet t’i besosh njerëzve kur e tregojnë se kush janë. Ne të verbuar nga shpresa e iluzioni nuk e bëjmë. Mbysim veten në cirqe mendore justifikimesh, duke e bërë njeriun që kemi përballë të jetë ai që duam ne, e jo ai që është realisht.

Po lexoj presion mbi këtë vajzë që të kthehet. Si të kthehet Beatrix te një njeri që nuk e respektoi në asnjë moment, ndërsa dikë tjetër nuk harroi ta respektonte edhe në momente të vështira?

Si të kthehet Beatrix pas gjithë urrejtjes që mori për shkak të tij. E më pas pas heshtjes dhe injorimit publik e mes miqsh?

Si të kthehet pas lumturisë së parashutave?

Si të kthehet pas nënvlerësimit të ndienjave?

Si të kthehet te një njeri që nuk i kupton gabimet…

Si të kthehet te një njeri që ka të shenjtë çdo gjë veç saj…

Si të kthehet në një rreth vicioz gabimesh e pendimi…

Si të kthehet aty ku ka rëndësi vetëm ndienja e dikujt tjetër… Të qëndrojë gjithë jetën me zemer në dorë…

Mos u kthe Trix… Thonë që pranojmë dashurinë që mendojmë se meritojmë, e ti mos u kthe, se nuk e meriton këtë dashuri…E në të dashtë të do gabim…/Shqip/

You may also like