Mos sapo u konfirmua lidhja e parë jashtë “Big Brother VIP”?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Prej disa javësh dyshohet mbi një lidhje të mundshme mes Kledit dhe Sheilës, jashtë “Big Brother VIP”.

Teksa përpara kamerave mund të thuhet se kemi dy çifte, një tjetër shumë i bukur, me gjasë është krijuar jashtë.

Ndonëse nuk kanë preferuar të japin shumë detaje këto kohë, një fotografi e postuar para pak minutash duket se i thotë të gjitha.

Sheila ka ndarë një imazh në përqafimin e Kledit, pak pasi zbuloi se ka pirë kafen e parë të Vitit të Ri me Kledin.

Të dy, vetëm, shumë të afërt, duken tipik çift.

Këtë e kanë vënë në pah edhe komentet e ndjekësve që kanë përmendur mes tjerash edhe dasmën. Kujtojmë se Kledi nuk e ndjek më në rrjete sociale (ish) të dashurën austriake.

Si ta marrim këtë postim të sotëm? Konfirmim të lidhjes? Mesa duket, ashtu!


You may also like