Mos-hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut ka rrënuar kredibilitetin e Bashkimit Evropian

by admin
Spread the love

Moshapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut ka rrënuar kredibilitetin e Bashkimit Evropian në vend. Kështu vlerëson Komisioni Evropian në raportin e fundit të progresit për Maqedoninë e Veriut. Përveç asaj, Komisioni Evropian ka edhe kritika për stagnimin e reformave në vend në disa fusha kyçe. Gjyqësori, administrata publike dhe policia janë ndër fushat të cilat kritikohen nga Komisioni Evropian. Në pjesën e gjyqësorit, në raport nënvizohet vetëm përparim i vogël, ndërsa theksohet se duhen ende përpjekje për të zbatuar reformat.


“Është shënuar përparim i vogël në zbatimin e strategjisë për reforma në gjyqësor me çka në mënyrë plotësuese u përgjigjet rekomandimeve të Komisionit të Venedikut dhe Grupit të Ekspertëve për sundimin e ligjit. Ende duhen përpjekje që të sigurohet zbatim sistematik i Planit Aksionar të ripërtërirë për strategjinë në reformat në gjyqësor dhe strategjinë për resurse njerëzore në gjyqësor dhe prokurori”.

Komisioni Evropian kërkon edhe miratimin e infrastrukturës ligjore për riorganizim të administratës shtetërore.

“Rekomandimet për organizim të ri të organeve të administratës shtetërore me linja të përmirësuara të llogaridhënies duhet të ushqejnë ligjdhënien relevante e cila duhet të miratohet dhe të zbatohet”.

Në raport kritikohet edhe mungesa e mbikqyrjes së pavarur të punës së policisë, që sipas Komisionit Evropian po pengon përpjekjet për ndalimin e mosndëshkueshmërisë të policisë.


“Mekanizmi i jashtëm civil për mbikqyrje të policisë nuk është plotësisht funksional dhe mungesa e hetuesve vërtetë të pavarur i pengon përpjekjet për ballafaqim me mosndëshkimin e policisë dhe përndjekjen efektive”.

Komisioni Evropian gjithashtu e thekson faktin se partitë opozitare kanë qenë aktive në Kuvend dhe shpesh kanë përkrahur ligjet kyçe që kanë të bëjnë me BE-në. /SHENJA/

You may also like