“Mos e fajësoni Mane”, Kimmich: Jo të gjithë i përballojnë kritikat!

by admin
Spread the love

Sadio Mane është me “valixhet” gati dhe përgatitet të largohet nga Bayern Munich pas vetëm një sezoni eksperiencë në Bundesliga.

Destinacioni i radhës për senegalezin pritet të jetë Arabia Saudite teksa Al Nassr skuadra e Cristiano Ronaldos duket se ka “joshur” ish-sulmuesin e Liverpool.

Mane nuk kaloi një periudhë të qetë në radhët e Bayern teksa të shumtë ishin ata që e sulmuan dhe e fajësuan për formën e dobët të bavarezëve sezonin e kaluar me senegalezin që mundi të shënonte vetëm 12 gola.

Megjithatë, në krah të Mane del Joshua Kimich, një nga liderët e Bayern. Gjermani thekson se nuk ishte faji i Mane për formën e dobët të skuadrës ndërsa shtoi se për sulmuesin nuk ishte e lehtë duke qenë se sapo ishte transferuar në një skuadër të re, në një vend ndryshe dhe me kulturë tjetër nga ajo që ishte mësuar më parë.

“Mane e nisi mirë dhe zhvilloi një gjysmë sezoni shumë të mirë, statistikat e tregojnë këtë. Por, më pas pati një rënie. Unë dua të theksoj se nuk ishte vetëm faji i tij për rezultatet e dobta të skuadrës, të gjithë ne në skuadër nuk ishim mirë.

Ai erdhi në një ambient të ri, në një qytet të ri dhe me një tjetër kulturë nga ajo që ishte mësuar më parë. Ndonjëherë është e vështirë t’i përballosh kritikat, sidomos kur bëhet fjalë për një transferim që u konsiderua nga më të rëndësishmit e verës së kaluar”, u shreh Kimmich. /Supersport


Top Channel

You may also like