Mori reagimin e ashpër nga babai i Granit Xhakës, Zana Avdiu kërkon falje publike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zana Avdiu vijon të reagojë për deklaratat e saj të shumëkomentuar, por kësaj here ka diçka për të thënë rreth fjalëve të babait të Granit Xhakës, Ragip Xhaka, lidhur me deklaratën që ai bëri në emisionin “Favoriti o Botërorit.” Ajo i ka kthyer përgjigje Ragip Xhakës në një lidhje direkte me “T7”, ku ka pretenduar se ai e “ka kërcënuar publikisht.”

“Më vjen keq që zoti Xhaka më kërcënoi publikisht. Më vjen keq që nuk e ka kuptuar statusin. Më vjen keq që nuk është ndalur ta mendoj dhe ta kuptojë se çfarë po thotë. Vala më e rëndë e mesazheve ka ardhur pas reagimit të tij. Mua më vjen keq që një prind del të flasë në emër të djalit të tij që është i rritur”, është shprehur ajo.

Ju rikujtojmë deklaratën e Ragip Xhakës: “Nuk jam njeri i televizioneve e i kamerave. Jam njeri i sakrificës, i punës dhe burgjeve. Desha asaj zonjës, Zanës, t’ia përkujtoj. Një: t’i tregoj se kush jam. Ajo kur mirret me një fjalë rrugaç, t’i vijë turp, ajo nuk e di çfarë është sporti, çfarë është krenaria.

I kundërvihet një djali që është gjak shqiptari, që na bën të gjithë shqiptarëve krenarë. I thotë Granitit rrugaç. Po më vjen keq që një femër me shkrujt ate fjalë. Më së pari të ma tregojë fjalën rrugaç. Ndoshta prej efektit mundesh me ndodh.

Asnjë fjalë nuk e dëgjova për thirrjet e Serbisë. Familja Xhaka nuk është dorëzu asnjëherë ndaj pushtuesve. Graniti nuk e ka bo gjestin politik, as shovinist, as asgjë. Atë gjest nuk e ka bo as me fye kërkënd, as me sha kërkënd. Është turp i saj t’i mbrojë ato teza të Serbisë. Xhaka i tregoi botës që këta (e ka fjalën për Serbinë) na kanë dhunuar nënat tona, vajzat tona”, tha Ragip Xhaka në T7.

You may also like