Moratti: Titulli? Do të jetë një luftë mes Interit dhe Napolit

by admin
Spread the love

“Do të jetë një luftë mes Napolit dhe Interit për titullin kampion? Besoj se po. Napoli po bën një kampionat të zgjuar, ndonëse ka pasur probleme të mëdha përgjatë këtij sezoni”, ka thënë ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti për Radio Kiss Kiss Napoli.

“Nuk është e lehtë të ruash nivelin e lartë kur humbet aksion kryesor të skuadrës. Napoli ka një trajner fitues si Spalletti dhe për mua ka shanse të mëdha për të fituar titullin kampin këtë vit”, ka thënë Moratti.

Ish-presidenti zikaltër ka treguar edhe historinë e huazimit të Recobës te Venezia: “Asaj kohe te Interi ishte një trajner që nuk e fuste në fushë. Zamparini ma kërkoi dhe pasi fola me lojtarin e dërgova te Venezia, ku me seriozitet dhe klas luajti shkëlqyeshëm, madje edhe tani e duan tifozët pasi i shpëtoi nga Serie B”.

Këtë vit në Itali është kthyer Mourinho, trajneri i tripletës: “Kam ruajtur një marrëdhënie të mirë me Mou. Sigurisht që do të iki në stadium të shoh ndeshjen mes Interit dhe Romës”, ka përfunduar Moratti. / Oversport.tv

You may also like