Morata: Po të kishte VAR më parë, do të kisha fituar Championsin me Juven

by admin
Spread the love

Juventusi do të përballet me Bolognan këtë javë në Serie A, ndërsa për këtë sfidë Allegri do të ketë në dispozicion edhe Alvaro Moratën. Skualifikimi i tij për shkak kartonësh përfundoi në ndeshjen ndaj Cagliarit dhe të shtunën do të veshë sërish një fanellë titullari.

E pikërisht, për këtë fanellë nisi edhe intervista e tij me DAZN, i cili tha se dëshiron që të mbajë pas shpine numrin 9 edhe për vitin tjetër. “Ndihem mirë te Juventusin, por gjërat e tjera nuk varen nga unë. Megjithatë, unë jam shumë i lumtur këtu, të vijë ditë për ditë në Continassa. Fëmijët e mi më kërkojnë të luaj himnin e Juves vazhdimisht”.

E ARDHMJA- “Të gjithë lojtarët e Juventusit luajnë të ardhmen e tyre në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje. Ka një listë të gjatë të lojtarëve që kërkojnë të vijnë te Juventusi dhe është normale që të ndihesh i gjykuar dhe të ndjesh presionin kur luan me këtë fanellë. Unë kam thënë gjithmonë se do të jap gjithçka për të fituar, për skuadrën, për shokët e ekipit dhe për tifozët”.

OBJEKTIVAT– “Duam të luajmë finalen e Kupës së Italisë. Në fund kur ndalon së luajturi dhe shkon në dhomën e kujtimeve, fotot me kupat kanë një vlerë më të madhe. Kemi mundësinë ta fitojmë, në fund Kupa e Italisë dhe Superkupa merren me lehtësi se mund të fitohen, por është shumë e vështirë. Shumë kampionë nuk i kanë fituar kurrë”.

EKIPI- “Ka pasur një rritje të rëndësishme për sa i përket ekipit. Kemi treguar se kemi bërë një hap para si skuadër dhe si grup. Jemi rikthyer për të qenë Juventusi dhe unë do të isha edhe më i lumtur nëse në fundin e vitit do të sillnim në shtëpi një kupë”.

FINALJA ME BARCELONËN- “Kam pasur gjithmonë mendimin se nëse do të ishte VAR, ndoshta do të kishte një penallti për ne dhe do të kishim fituar Championsin me Juventusin. Do të ishte diçka e pabesueshme, por tashmë është kështu si është”. /oversport.tv

You may also like