Monza nuk heq dorë nga Icardi, PSG i jep një ndihmë të vogël

by admin
Spread the love

Mauro Icardi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri të PSG-së, Galtier, dhe për momentin asnjë klub i madh europian nuk ka shfaqur interes për sulmuesin argjentinas.

“L’Equipe” shkruan se kanë rinisur tratativat mes klubit francez dhe Monzas për një transferim të mundshëm të lojtarit në Serie A.

Tratativa mund të mbyllet me sukses duke marrë në konsideratë alternativat e pakta që ka në dispozicion si dhe faktin që Icardit i pëlqen një rikthim në Itali.

Sipas të përditshmes franceze kësaj radhe PSG është e gatshme që të paguajë një pjesë të pagës së lojtarit vetëm që ai të largohet. Ky është një avantazh i madh për Monza, sepse paga e lartë ishte pengesa e vetme në këto negociata.

Pas blerjeve të dy Ranocchiave, Cragno, Carboni, Sensi, Pessina, Birindelli, Sorrentino, Caprari, dhe Bondo, Icardi do të ishte qershia mbi tortë për klubin që bën debutimin historik në Serie A këtë sezon. / Oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook

You may also like