Montella: Pioli ka një avantazh të lehtë, por futbolli është mizor  

by admin
Spread the love

Milani ka edhe katër finale drejt titullit kampion dhe pengesa e radhës është Fiorentina. Në prag të kësaj sfide ka folur edhe ish-trajneri i kuqezinjve, Vincezno Montella i cili dha një intervistë të gjatë për “La Gazzetta dello Sport” ku komentoi situatën e ekipit të Piolit.

“E dija që kuqezinjtë do të ishin protagonistë për një kohë të gjatë, edhe pse nuk e imagjinoja se ata do të ishin në krye katër ndeshje nga fundi i Serie A. Pioli ka një avantazh të lehtë, por shumë të rëndësishëm. Megjithatë çdo gjë është e hapur. Futbolli është shumë mizor dhe përpara janë shumë kurthe të tjera.

SFIDA NDAJ FIORENTINËS- “Do të jetë një sfidë e vështirë përballë zbulimit të këtij kampionati. Fiorentina vjen nga dy humbje radhazi, por ka kualitet dhe intensitet. Është mendja ajo që në sprintin final shpesh herë arrin të bëjë diferencën.

Fakti që po luajnë për objektiva të mëdha i bën lojtarët të japin diçka më shumë”.

LOJTARI QË E KA SURPRIZUAR MË SHUMË- “Tonali. Është rritur shumë si në personalitet ashtu edhe në lojën me top. Perspektivën e kishte, por është tjetër gjë të shkëlqesh një moment dhe diçka krejt ndryshe të kesh vazhdimësi”. /oversport.tv

Foto: Adana Demirspor Kulübü, Facebook

You may also like