Monitorohet nga 5 klube, Juventusi mund të shesë sulmuesin nëse vjen oferta e duhur

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

E ardhmja e Dusan Vlahovic është e lidhur ngushtë me Juventusin, pasi klubi bardhezi i ka besuar repartin ofensiv serbit për të tashmen dhe për të ardhmen.

Gjithsesi, sipas “Tuttosport”, asgjë nuk është e sigurt në futboll dhe situata mund të ndryshojë nëse nga jashtë Italisë vjen një ofertë e parefuzueshme. Drejtuesit e Juventusit mund të ndryshojnë mendim për sulmuesin, që aktualisht konsiderohet i pashitshëm, nëse në klub vjen një ofertë e mirë.

Serbi pëlqehet nga shumë klube të mëdha europiane, madje gjigandët anglez të Chelsea, United dhe Arsenal kanë kërkuar informacion tek agjenti i tij, të njëjtën gjë kanë bërë edhe PSG dhe Bayerni i Mynihut. / Oversport.tv

You may also like