Monika Kryemadhi bën paralajmërimin e bujshëm: Basha ndoshta nuk hyn në garë

by admin
Spread the love

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se Lulzim Basha mund të mos hyjë në zgjedhje, pasi sipas saj nuk ka shpjegim tjetër fakti që nuk ka publikuar ende kandidatët.

“Mund të më thoni ju cili është morali që ka sot selia e bravave përballë qytetarëve të opozitës. Të gjitha kauzat e tradhëtuara. Që me kauzën e studentëve, rrugën e Kukësit, teatri kombëtar, unaza e re. Një aleat armik e keni cilësuar Lulzim Bashën Patjetër një aleat armik, mjafton të shikoni proceverbalet e grupeve të numërimit të Partisë Demokratike në 25 prill. I hiqet mandate Elona Gurit i jepet Edi Ramës. I hiqet mandate Ardit Celës i jepet Blendi Klosit, i hiqet mandati Endrit Braimllarit i jepet Niko Peleshit. Mjafton kjo për të kuptuar sesi mandatet i hiqen LSI dhe i shiten Partisë Socialiste. LSI nuk ka ndërmend të luftojë për të shkuarën por të mësojë nga e shkuara”, tha Kryemadhi për Report Tv.

You may also like