Monika dhe Arjola bëjnë vallëzim provokues brenda vaskës, derisa shijojnë në maksimum suitën

by admin
Spread the love

Banorët e Big Brother VIP po vazhdojnë të shijojnë çdo moment të kësaj eksperience të veçantë.

Mbrëmë ‘Vëllai i Madh’ kishte bërë një dhomë unike, në të cilën gjendet një suitë, vaskë, e një ambient tejet luksoz.

Të parat që zgjodhën të qëndrojnë një natë në këtë dhomë ishin aktoret Monika Lubonja dhe Arjola Demiri.

Vajzat duket se po argëtohen në masë të madhe, ndërsa në disa video të shpërndara në faqen e BB VIP shfaqen me lëvizje provokuese.

Artistet vijnë me rroba banje duke u larë me shampanjë në vaskë e po ashtu edhe duke kërcyer.

Kjo ka bërë që të komentohet mjaft shumë nga publiku dhe ndjekësit e tyre në rrjete sociale.

Ndërkaq, në spektaklin e ditës së djeshme nga Big Brother VIP u largua ish-protagonistja e “Përputhen”, Antonela Berisha.

Banorët raportohet se do të qëndrojnë brenda shtëpisë deri në muajin shkurt.


You may also like