Molliqaj: Ligji për pagat i përjashton sindikatat nga vendimmarrja dhe veteranët nga beneficionet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se qeveria, me Ligjin për Paga, ka synim të përjashtojë sindikatat nga vendimmarrja dhe veteranët nga përfitimet pensionale.

“Me këtë ligj të ri, pensioni i veteranëve bëhet më shumë se 260 euro, arsyeja pse po i ndryshon ligjet, është për të bërë këtë shkëputje dhe për t’i hequr sindikatat dhe odat nga vendimmarrja për pagën minimale. Ky nuk është një proces për pastrim të listave, por i përjashton sindikatat nga vendimmarrja, dhe veteranët nga beneficionet”, tha Molliqaj në Rubikon.

Moliqaj madje foli edhe për taksa, për të cilat tha se qeveria duhet t’i rrisë për bizneset e mëdha.

“Duhet të rriten taksat në këtë vend, taksat për korporata, lëri të bëjnë biznes, por rritja taksat, mos i përndjek njerëzit që s’po të pëlqejnë, le t’i vendosim taksat më të drejta dhe le të ketë shpërndarje më të madhe”, u shpreh Molliqaj.

Sipas tij, korporatat e mëdha kanë shënuar rritje në kohë krize.

“Janë kompanitë e mëdha në Kosovë që në krizë janë rritur”, shtoi ai.

Ai po ashtu, tha se më shumë paguajnë  qytetarët tatim, sesa kompanitë e mëdha.

“Tatim më shumë paguajnë qytetarët se bizneset.. TVSh-në dhe akcizën e paguajnë qytetarët. Bizneset janë të mëdha për shkak të konsumit tonë. Ata fitojnë sepse ne konsumojnë, fitojnë sepse ne punojmë”, përfundoi ai.

You may also like