Moise Kean në udhëkryq, e ardhmja te Juventusi është e pasigurt

by admin
Spread the love

E ardhmja e Moise Kean mbetet pezull. Afrimi i tij te Juventusi pas shitjes së Ronaldos nuk rezultoi aq i suksesshëm. Së fundmi, afrimi i Dusan Vlahovic te “Zonja e Vjetër” e ka bërë edhe më të vështirë qëndrimin e tij në Torino.

Tuttosport bëri një bilanc për të ardhmen e sulmuesit italian që është marrë në formë huazimi dyvjeçar nga Everton, por me detyrimin për t’u blerë pas huazimit. Megjithatë, nga ana tjetër, drejtuesit e Juventusit po punojnë që ta “heqin qafe” sulmuesin e padëshiruar nga Allegri.

Deri më tani, për të ardhmen e Moise Kean ka vetëm një klub të mundshëm. Edhe këtë herë flitet për një rikthim, por në Francë te PSG. Sipas asaj që raporton gazeta torineze, PSG, ka kujtime të mira nga sulmuesi italian.

13 gola në 26 ndeshje kanë mjaftuar për Kean që të lejë gjurmë të mira në Francë. Dhe me largimin e mundshëm të Mbappe dhe Icardi në verë, Kean konsiderohet si profili ideal për të zëvendësuar këtë të fundit. /oversport.tv

You may also like