Modul ndryshe dhe disa lëvizje, Allegri riorganizon Juven ndaj Cagliarit

by admin
Spread the love

Juventusi përballet nesër në mbrëmje me Cagliarin, prej orës 20:45, dhe ndeshja do të transmetohet në Oversport përmes platformës Tibo.

Trajneri Massimiliano Allegri do të ndryshojë modul sërish, për të kaluar nga 4-2-3-1 në 3-5-2. Treshja e mbrojtjes plotësohet nga Danilo, i cili bashkohet me De Ligt e Chiellini.

Në mesfushë nga krahët do të luajnë Cuadrado dhe Pellegrini. Ky i fundit merr vendin e Alex Sandro. Zakaria dhe Arthur do ta nisin nga fillimi në qendër të mesfushës, së bashku me Rabiot.

Mungon Locatelli për shkak dëmtimi. Në sulm sakrifikohet Morata dhe titullarë do të jenë Vlahovic dhe argjentinasi Dybala.

JUVENTUS (3-5-2): Szczesny – Danilo, De Ligt, Chiellini – Cuadrado, Zakaria, Arthur, Rabiot, Pellegrini – Dybala, Vlahovic. / oversport.tv

You may also like