Modric sulmon UEFA-n: Kalendari i ngjeshur? Është çnjerëzore dhe anormale

by admin
Spread the love

Luka Modric, kapiteni i kombëtares kroate, ka folur për Nova Tv, duke analizuar këtë cikël ndeshjesh të shpeshta, të cilat kanë qenë të komplikuara për çdo kombëtare.

“Sigurisht që jemi të lumtur me fitoren ndaj Francës, por mbi të gjitha për mbylljen e kësaj pjese të turneut. Ne e meritonim fitoren kundër francezëve dhe në të kaluarën shpesh kemi qenë afër ta bëjmë këtë, por nuk ia kemi dalë. Tani ia dolëm dhe jemi të lumtur”.

KALENDARI- “Çdo ndeshje është e rëndësishme për kombëtaren, edhe ajo miqësore, por më duhet të them të vërtetën: më shqetëson fakti që ka shumë ndeshje të dendura në program. Kjo është çnjerëzore dhe anormale.

Ne luajtëm katër ndeshje në 10 ditë dhe secili duhej të jepte 100%. Në të vërtetë, për të luajtur këto ndeshje ne duhej të jepnim shumë më tepër se 100% në fushë. Fatmirësisht kanë mbaruar”. /oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Facebook

You may also like