Modric i zemëruar: Orsato një nga më të këqijtë, ai është një fatkeqësi

by admin
Spread the love

Argjentina triumfoi përballë Kroacisë me rezultatin e pastër 3-0 dhe tregoi se është e denjë për finale. Kapiteni i kroatëve, Luka Modric, nuk hezitoi të tregojë zemërimin e tij ndaj gjyqtarit Daniele Orsato, i cili arbitroi këtë takim.

“Unë kurrë nuk flas për gjyqtarët, por sot është e pamundur të mos flas. Ai është një nga më të këqijtë që njoh, jo vetëm në këtë ndeshje. Ai më ka arbitruar shumë herë dhe unë kurrë nuk e mbaj mend mirë atë. Orsato është një fatkeqësi.” – tha fillimisht numri 10 i Kroacisë.

“Është një moment kyç në lojë, ai nuk na dha një goditje nga këndi dhe atyre u jep një penallti. Vendim që më duket i gabuar, sepse Alvarez gjuajti topin dhe më pas u përplas me portierin tonë.”

37-vjeçari foli dhe për ndeshjen e tij të fundit që do të luajë me Kombëtaren e Kroacisë, atë për vendin e tretë në Kupën e Botës. “Nuk e di, të shohim, sepse nuk është koha për të folur për këtë. Është një medalje bronzi dhe ne duhet të jemi gati.” – përfundoi Luka Modric. /oversport.tv

Foto: Hrvatski nogometni savez, Facebook

You may also like