Modelja ruse nuk mund të mbyllë sytë e as të buzëqeshë pas operacioneve plastike

by admin
Spread the love

Një modele ruse ka folur për një makth të operacionit plastik që e la atë të paaftë të mbyllë sytë dhe të buzëqeshë.

Yulia Tarasevich, 43 vjeçare, ishte pjesë e Mrs Russia – International dy vjet më parë, por menjëherë pas kësaj, ajo vendosi t’i nënshtrohej një sërë procedurash në një klinikë në Krasnodar, Rusia Jugore.

Nëna e dy fëmijëve thotë se fytyra e saj u fry shumë pas operacionit që kushtoi rreth katër mijë euro.

“Unë shkova tek ata me një fytyrë të shëndetshme. Doja të korrigjoja disa nuanca të shkaktuara nga plakja, por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu”.

Yulia tha se ajo nuk është në gjendje të lëvizë pjesë të mëdha të fytyrës së saj ose të mbyllë sytë, pavarësisht se është rikuperuar nga operacioni dhe ka shpenzuar më shumë se 20 mijë euro në përpjekje për të korrigjuar problemin, pa dobi.

Ajo tani ka bërë një kallëzim penal kundër dy mjekëve të përfshirë në operacionet e saj, megjithëse ata pretendojnë se komplikimet lindën si rezultat i një defekti të rrallë gjenetik.

Ajo tha për Channel 1 rus: “Kam plagë që u formuan në faqet e mia kur më hoqën të gjitha indet. Sytë e mi nuk mbyllen dhe nuk mund të buzëqesh. Nuk mund ta ngre buzën e sipërme dhe një pjesë e fytyrës nuk më funksionon fare”.

Megjithatë, ish-missi, nuk do mund ta rikthejë pamjen e saj para operacionit, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.


You may also like