Modeli brazilian martohet me nëntë gra

by admin
Spread the love

Modeli brazilian, Arthur O Urso, vendosi të martohej me nëntë gra në një martesë kolektive për të festuar “dashurinë e lirë”.

Sipas medieve të huaja, dasma u zhvillua në një kishë katolike në qytetin e Sao Paulos.

Arthur ishte më herët i martuar vetëm me Luana Kazaki, derisa dyshja tashmë kanë kaluar së bashku muajin e mjaltit.

Megjithatë, ata vendosën të zyrtarizojnë martesën me nëntë gra të tjera për të festuar ‘dashurinë e lirë’ dhe për të protestuar kundër monogamisë.

Në martesën e tyre të parë, Arthur dhe Luana fituan famë duke publikuar foto të muajit të tyre të mjaltit në një qytet liberal francez, në Cap D’Agde.


You may also like