Mobilizohen studentët e Turqisë në Shkup, mbledhin ndihma për të mbijetuarit nga tërmeti

by admin
Spread the love





Pas lajmit për tragjedinë e tërmetit, disa studentë nga Turqia që studiojnë pranë Universitetit të Ballkanit në Shkup, vendosën që të kontribuojnë me ndihma. Studentët kanë vendosur një tendë në Sheshin Maqedonia, ku po grumbullojnë ndihma materiale për të mbijetuarit nga tërmetet. Siç thonë ata, qytetarët mund të donojnë rroba, ujë ose ushqime të cilat më pas ata do t’i dërgojnë në Turqi.
“Jemi këtu për të ndihmuar për shkak të tërmetit, sepse ata po vuajnë dhe ka shumë persona të vdekur. Ne po mundohemi t’i ndihmojmë atyre, me po presim për ndihmën tuaj, çfarëdo qoftë ajo, veshje ose ujë, çkado qoftë me të cilën ju mund të ndihmoni. Po presim për ndihmën tuaj!”- thotë një student nga Turqia.







Artikulli paraprak“Zgjati 100 sekonda”- sizmiologu britanik: Mund të ketë tërmete të fuqishme




You may also like