Mobile World Congress 2022, panairi i teknologjisë në Barcelonë, në rrezik –

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas vështirësive me të cilat u përball Consumer Electronic Show në Las Vegas, panairi më i madh i teknologjisë në botë që u zhvillua në fillim të janarit, gjatë valës së fortë të Omicron, edhe Mobile World Congress në Barcelonë rrezikon të humbasë pjesëmarrësit e tij.

Mobile World Congress (MWC) i cili do ë zhvillohet nga data 28 shkurt deri më 3 mars, është takimi kryesor në kontinent për të rejat që lidhen me smartphone dhe elektronikën e konsumit.

Në orët e fundit, pavarësisht se nuk ka indikacione të veçanta nga organizata GSMA, si Sony, edhe Lenovo, njoftuan se nuk do të marrin pjesë fizikisht në panairin që do të zhvillohet në Gadishullin Iberik, duke zgjedhur të mbajnë konferenca virtuale.

Edicioni i vitit të kaluar i MwC u shty në fundqershori, me hyrje të kufizuara; kurse edicioni i vitit 2020 u anulua, për shkak të frikërave në fillim të pandemisë së Covid-19.

Drejtori i përgjithshëm i Gsma, Mats Granryd, deklaroi se pret që panairi të mos ketë problematika të mëdha, pranë shifrave të 2019-s. Granryd tha se në total do të jenë rreth 1 mijë folës dhe më shumë se 1500 ekspozitorë.
“Do të jetë një panair i bukur. Jo si para pandemisë, por nuk do të jetë shumë larg.

Në anën tjetër, Lenovo dhe Sony kanë dhënë deklarata të shkurtra dhe direkte mbi MWC 2022.
“Për shkak të shqetësimeve shëndetësore, pjesëmarrja e Lenovo në MWC 2022 do të jetë tërësisht virtuale” – tha gjiganti kinez.

Ndërsa Sony njoftoi se “duke qenë se bota është zhvendosur drejt mundësive dixhitale dhe online, ne do të komunikojmë mënyra të reja në të cilat duam të arrijmë publikun për prezantimet e ardhshme të produkteve.”

/ ANSA

You may also like