Mkhitaryan edhe më pranë Interit, janë caktuar edhe vizitat mjekësore

by admin
Spread the love

Henrikh Mkhitaryan është gjithnjë e më pran Interit. Mesfushori armen duket se nuk ka gjetur një marrëveshje me Romën për rinovimin e kontratës së tij. Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, Rafaela Pimeta që merret edhe me menaxhimin e lojtarit dhe drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto nuk kanë arritur asnjë marrëveshje.

Klubi nga kryeqyteti ka vendosur të qëndrojë stoik në ofertën e tij për armenin. 3.5 milionë euro pagë dhe një kontratë dy vjeçare është propozimi që Roma i ka bërë Mkhitaryan, ndërsa pretendimet e lojtarit janë më të larta.

Nga ana tjetër, Beppe Marotta ka një marrëveshje verbale me armenin të cilit i ka ofruar një kontratë po dy vjeçare. Dallimi i vetëm është paga, pasi Mkhitaryan tek Interi do të përfitojë 3.2 milionë euro në sezon, plus bonuset që do ta çonin pagën e tij në 4 milionë euro.

Mediat italiane shkojnë edhe më tej ndërsa thonë se janë caktuar edhe vizitat mjekësore për transferimin e tij tek Interi. /oversport.tv

You may also like