Mkhitaryan: Dua të fitoj trofe me Romën, shpresoj Conference League

by admin
Spread the love

Mesfushori armen i Romës, Henrikh Mkhitaryan doli në konferencë për shtyp së bashku me trajnerin e tij në prag të sfidës kundër Bodo/Glimt. Ai komentoi kështu objektivat që ka me kryeqytetasit, si dhe u ndal tek e ardhmja e tij.

“Është e qartë se që kur kam ardhur te Roma kanë ndjerë pasionin e njerëzve që flasin gjithmonë për të fituar diçka dhe për mua ka qenë e qartë se jam këtu për të fituar diçka.

Është e vështirë, por do të ishte diçka e çmendur për klubin dhe qytetit. Kam besim se puna jonë do të na ndihmojë, jemi një skuadër e re, por edhe kemi pasur shumë ndryshime në raport me vitin e kaluar. Të gjithë duhet të besojnë, në vitet e ardhshme është e sigurt se do të fitojmë diçka. Për këtë vit, varet nga ndeshja e nesërme”.

RINOVIMI- “Kam gjithmonë ambicie që të fitojë diçka me klubin ku transferohem, në fund ajo çfarë mbetet është ajo që ke fituar. Për kontratën nuk dëshiroj të flas sepse ka akoma kohë për të diskutuar, ndërsa në mendjen time janë vetëm ndeshjet e ardhshme. Shpresoj të fitojmë Conference League, por fillimisht duam të fitojmë nesër”. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook

You may also like