Mjeku Vokrri e dekanja e Fakultetit të Mjekësisë përfundojnë në gjykatë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Pavarësisht se Vokrri e akuzon Manxhukën për bllokimin e avancimit të tij dhe ndërhyrjen që Maloku të zë vendin e tij, kjo e fundit ka refuzuar të flasë për KIKS Kosovën rreth këtyre akuzave.

Madje, ajo nuk i është përgjigjur as ftesës për intervistë lidhur me këto akuza dhe konkursin në përgjithësi.

“Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë në mënyrë klandestine, pa më pyetur fare, pa i pasur monografitë e mia në dorë, m’i largojnë pesë pikë nga monografitë e mia, të cilat janë temë e doktoraturës bërë në Evropë dhe asisoj mundohet ta shtyejnë kundërkandidatin tjetër me emrin Halit Maloku”. 

Kjo deklaratë e dërgoi në gjykatë Lulzim Vokrrin, i cili u padit nga Manxhuka për shpifje.

Seanca fillestare për këtë rast u mbajt më 9 janar.

Vokrri e ka akuzuar edhe kundërkandidati Halit Malokun se punimet shkencore me të cilat deshi të avancohet i ka të publikuara në revistën e ushtrisë serbe.

Kur aplikoi për profesor, Maloku paraqiti para komisionit tri punime shkencore, të cilat kanë data të përafërta, madje, i dyti është publikuar vetëm dy ditë pas punimit të parë shkencor.

I pyetur se si është e mundur që brenda dy ditëve t’i kryejë dy punime shkencore, Maloku thotë se data e publikimit nuk ka të bëjë me datën e punimit të tyre.

“Punimet shkencore kryhen ma herët, kurse çështja e publikimeve, aq kur datën kur ty ta pranon gazeta, revista…. Ato t’i i dorëzon por është konicidencë, kur ty gazeta, shtëpia botuese kur ty t’i ka pranu. Qajo revistë ku bohet publikimi, qajo revistë varet se kur ty t’i pranon. Kështu që, nuk do me thënë se kur i punon ti, se këto punohen shumë ma herët punimet shkencore, dorëzohen në revistë edhe mandej revista shkencore, kur e qet që e pranon si punim, ajo varet edhe data. Nuk d.m.th., data e punimit shkencor që e keni bo me datën e pranimit të publikimit në revistë”, tha Maloku. 

 

 

You may also like