Mjekët qetësojnë Spallettin , Osimhen nuk ka dëmtim të rëndë

by admin
Spread the love

Gjatë stërvitjes së djeshme, Victor Osimhen ndjeu një shqetësim muskulor duke vënë në alarm Napolin. Por tashmë Spalletti mund të marrë frymë lirisht pasi kontrollet e specializuara të kryera sot nuk kanë diagnostikuar ndonjë dëmtim.

Sulmuesi nigerian është stërvitur individualisht në seancën e sotme në palestër dhe në fushë. Napoli shpreson që Osimhen të rikuperohet sa më shpejt, që të jetë në dispozicion të Spallettit për ndeshjen e radhës kundër Fiorentinës, këtë të dielë në stadiumin “Maradona”.

Sulmuesi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës dhe Napoli ka nevojë për ndihmën e tij në garën për titullin kampion në Serie A. / Oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli Twitter

You may also like