Mjegulla e dendur nuk lejoi aterimin e aeroplanëve në Shkup – Shqip

by admin
Spread the love

TAV: PASAGJERËT LE TË NDJEKIN FLUTURIMET NË UEB FAQEN E INTERNETIT

Për shkak të mjegullës së dendur, në Aeroportin e Shkupit nga ora 08:00 deri në orën 11:30 janë anuluar dy fluturime.

Nga TAV-Maqedoni thonë se pasdite pritet përmirësim i motit, pas çka pritet të vijojë edhe qarkullimi ajror. U sugjerjnë pasagjerëve që për ndryshime të mundshme në orarin e rregullt të fluturimeve të ndjekin ueb-faqen e internetit ku të gjitha ndryshimet e fluturimeve përditësohen në kohë reale. Ndryshe sipas informacioneve nga aeroporti i Ohrit, për momentin nuk ka njoftime për fluturime të anuluara.

You may also like