Mjafton vetëm një gjuajtje në portë ndaj Japonisë, Kosta Rika gjen suksesin e parë në Botëror

by admin
Spread the love

Mjafton një gjuajtje në portë dhe Kosta Rika arrin të mposhtë Japoninë 1-0 në ndeshjen e dytë të grupit E, që çeli ditën e tetë të Botërorit, Katar 2022.

Një gol i Fuller në minutat e fundit të takimit ka vulosur fatin e një sfide të mbushur me pak emocione. Kosta Rika merr tre pikët e para në këtë Kupë Bote dhe mban gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në fazën tjetër të turneut.

Japonia nuk arriti që të përsërisë suksesin ndaj Gjermanisë dhe tashmë të dyja skuadrat do të vendosin fatin e një kualifikimi të mundshëm në ndeshjen e fundit të grupit. / Oversport.tv

Foto: FIFA World Cup Twitter

You may also like