Mjafton një gol i Vlasic, Torino mposht Leccen

by admin
Spread the love

Torino ka mposhtur 1-0 Leccen në ndeshjen që mbylli javën e pestë të kampionatit italian të futbollit.

“Demat” marrin një fitore të merituar dhe ngjiten në zonën e lartë të renditjes në kuotën e 10 pikëve. Një gol i Vlasic në fund të pjesës së parë ka vulosur fatin e sfidës që u transmetua live në Oversport.

Torino dominon dhe i afrohet golit me Pellegrin dhe Radonjic, ndërsa Lecce përgjigjet me Banda. Goli i Vlasic zhbllokon sfidën dhe vendasit mbyllin 45 minutat e para në avantazh.

Pellegri shënon sërish për vendasit në pjesën e dytë, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Vojvoda i afrohet golit, por Falcone i mohon festën lojtarit kosovar. /Oversport.tv

You may also like