Mjafton Abraham, Roma mposht Atalantën dhe e parakalon në renditje    

by admin
Spread the love

Ashtu si në ndeshjen e parë, Roma ia ka dalë të mposhtë sërish Atalantën këtë herë në Olimpico. Tammy Abraham vendosi gjithçka në minutën 32 të takimit, ndërsa Roma i merr edhe vendin e pestë në renditjen e përgjithshme bergamaskëve.

Roma u hodh menjëherë në sulm në këtë takim duke rrezikuar portën e Mussos që në minutat e para. Një goditje me kokë e Gianluca Mancinit u ndal nga një ndërhyrje e mrekullueshme e portierit argjentinas. Nga ana tjetër, Atalanta u përgjigj me anë të Demiral, por edhe ky i fundit nuk ia doli dot të çonte topin në rrjetë.

Për ta bërë këtë gjë, mendoi Tammy Abraham në minutën e 32-të. Nicolo Zaniolo pasi për anglezin që me një depërtim të mirë në zonë, u vendos përball Mussos duke e çuar topin në rrjetë.

Me rezultatin 1-0 përfundoi edhe pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë, ishtë sërish Roma që rrezikoi duke shënuar edhe golin e dytë me anë të Zaniolos, por gjithçka u anulua për një pozicion jashtë loje.

Remo Freuler u përpoq të rikthente në lojë Atalantën, por edhe tentativa e tij ishte e pasuksesshme. Më vonë rritmi ra ndjeshëm me të vetmin rast të rrezikshëm që u rregjistrua nga Demiral në minutat e fundit, por goditja e tij me kokë u kontrollua nga Rui Patricio.

Kështu ndeshja përfundoi me rezultatin minimal 1-0. Tammy Abraham i dha tre pikë shumë të rëndësishme Romës që gjen fitoren e dytë radhazi dhe kalon në renditje vetë Atalantën edhe pse me pikë të barabarta. Vendi i pestë për Romën që është në kuotën e 47 pikëve. /oversport.tv

SERIE A – JAVA  28
Roma – Atalanta 1-0
Shënues:
Abraham 32’

You may also like