Mitrovica shënon 6 Qershorin, Ditën e Dëshmorëve (FOTO)

by admin
Spread the love

Nën patronazhin e kryetarit të komunës, Bedri Hamza dhe në bashkëpunim me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, sot është mbajtur një manifestim kushtuar Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Mitrovicës, ku u bënë homazhe dhe u vendosën buqeta me lule në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.

Hapja e këtij organizimi u bë nga përfaqësuesja e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Mitrovicë, Alije Tmava, e cila tha se kjo është ditë e krenarisë, ku u sakrifikuan shumë të rinj që sot ne të festojmë festën e pavarësisë.

Ndërkaq në fjalën e tij, kryetari Hamza u shpreh se janë mbledhur që të shënojnë ditën e dhimbjes, por edhe të krenarisë së madhe.

“Në këtë ditë, me respekt të thellë, i kujtojmë dhe i nderojmë dëshmorët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë ditë po ashtu, me respekt të thellë, i kujtojmë dhe i nderojmë të gjithë dëshmorët e kombit, që ndër breza bënë sakrificën e madhe që peri i jetës të mos këputët në këto troje”, u shpreh mes tjerash Hamza.

 

You may also like